Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ETRIT BERISHA

‘I përngjan ndeshjes me Serbinë’

Foto: FSHF

‘I përngjan ndeshjes me Serbinë’


11 October, 2021 @16:21

Pas fitores me Hungarinë më 9 tetor në Budapest, Shqipëria rikthehet të luajë ndaj Polonisë ditën e nesërme, ndeshjen e dytë të tetorit, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Edhe kapiteni Berisha foli për këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Polonisë, ku theksoi se kjo sfidë ka një domethënie të rëndësishme për të gjithë dhe skuadra do të japë gjithçka në fushë.

Ndeshja ndaj Polonisë – Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani. Kjo varet edhe nga ndeshja e nesërme. Atmosfera është e mirë dhe tani për tani jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës. Atmosfera nëse ka qenë e njëjtë apo jo nuk mund të themi ende sepse edhe po të fitohet nesër kemi edhe dy ndeshje të tjera për të zhvilluar. Ndoshta më herët ka qenë edhe më e lehtë që të kualifikohemi, kurse në Botëror është më e vështirë.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Presion dhe a ndihemi gati për sfidën e nesërme? – Jemi të vetëdijshëm për këtë situatë si e thashë më herët që mund të bëjmë diçka që nuk është arritur më herët. Çdo ndeshje që do të fitohet, rrugëtimi do të jetë edhe më i vështirë, kështu që ne duhet ta mendojmë që ndeshja e radhës, presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi polakët, pasi ne vetëm se kemi bërë shumë gjëra të mira deri tani, mirëpo nuk do të thotë që jemi të kënaqur. Pasi në kualifikime, shkon ose nuk shkon, kështu që ndeshja e nesërme me siguri që ka një domethënie shumë të madhe për të gjithë çunat dhe do ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Etrit Berisha

Polonia? – Medoemos ne kemi vetëm që të japim gjithçka nga vetja jonë, pastaj ne e dimë që po përballemi me një ekip jashtëzakonisht të fortë dhe e dimë që të gjitha rezultatet janë të mundshme. Ne duhet të jemi të fokusuar tek ato gjëra që thotë trajneri dhe e dimë që në lojën kundër tyre, kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar shumë edhe pse kemi bërë një lojë të bukur. Mund të bënim edhe më mirë për t’i evituar golat, kështu që duhet të jemi të vetëdijshëm që të bëjmë gola sa më pak dhe se kemi kualitet në ekip dhe mund ta fitojmë lojën. Gjithashtu, marrim edhe parasysh që jemi pranë tifozëve tanë, që do jetë edhe më e lehtë për ne. Presioni më i madh duhet të jetë te plakët, jo te ne.

Mungesa e Gjimshitit dhe Levandovski? – Një mungesë goxha e madhe për skuadrën tonë, një lojtar kyç i Kombëtares, që po bën shumë mirë, si ne Kombëtare edhe në ekipin e tij. Është një fatkeqësi që na ndodhi në ndeshjen e fundit, por mendoj se edhe Veseli në ndeshjen e fundit bëri shumë mirë dhe besoj që edhe nesër skuadra duhet të jetë kompakte dhe ata që do të luajnë, do të bëjnë mirë. Lëvandovski është një nga sulmuesit më të mirë tani në futboll dhe jemi të vetëdijshëm për atë dhe duhet të mundohemi si skuadër ta ndalojmë. Nëse do ta neutralizojmë, do të jetë një sukses.

Etrit Berisha

Kujt i ngjan ky takim? – Ka shumë ndeshje që i përngjan kësaj sfide, si ndeshja me Norvegjinë, apo me Serbinë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe duhet ta marrim më me qetësi, për shkak se e dimë që deri tani kemi bërë gjëra të mira dhe në fund të fundit po luajmë me një skuadër të fortë dhe nëse humbet ndeshja, nuk është gjëja e fundit në botë që ndodh. Kështu që duhet të jemi të qetë, të bëjmë detyrat dhe të bëjmë sa më pak gabime dhe me kualitetin që kemi të mundohemi t’i vëmë në vështirësi.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Goditjet standarde? – Jemi munduar që t’i ushtrojmë goditjet standarde, është fakt që Polonia e fitoi ndeshjen nga goditjet standarde. Edhe me Hungarinë patëm një situatë të tillë. Duhet të punojmë edhe më shumë, por është më shumë çështje përqëndrimi sesa gjëra të tjera, kështu që besoj se edhe ditën e nesërme e dimë rëndësinë e goditjeve standarde dhe do jemi më të vëmendshëm. Edhe në të kaluarën kemi pësuar nga këto goditje, por do t’i japim vëmendjen e duhur.


NGA KONFERENCA

Reja tregon se a do të startojë Broja ndaj Polonisë

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Reja tregon se a do të startojë Broja ndaj Polonisë

11/10/21 @ 16:13

ISTOG

Istogu emëron trajnerin e ri

FFK Liga e parë

Istogu emëron trajnerin e ri

11/10/21 @ 14:17

GJAKOVË

Trajneri i liderit jep dorëheqje

FFK Liga e parë

Trajneri i liderit jep dorëheqje

11/10/21 @ 12:14

FINALJA E LIGËS SË KOMBEVE

Përsëri me përmbysje! Franca fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Liga e Kombeve/International

Përsëri me përmbysje! Franca fiton trofeun e Ligës së Kombeve

10/10/21 @ 22:45

DETYRA E VËSHTIRË

“Vendimtarja” Shqipëria-Polonia i besohet francezit

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

“Vendimtarja” Shqipëria-Polonia i besohet francezit

10/10/21 @ 22:31

GJYQTARËT

Referë nga Polonia për përballjen e Kosovës ndaj Gjeorgjisë

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Referë nga Polonia për përballjen e Kosovës ndaj Gjeorgjisë

10/10/21 @ 22:27

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (8)

FBK Liga e Femrave

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (8)

02/12/24 @ 07:53

KBF BASHKIMI - KBF JUNIOR 06

KBF Bashkimi fiton derbin lokal

FBK Liga e Femrave

KBF Bashkimi fiton derbin lokal

02/12/24 @ 00:40

KBF TREPÇA - KBF PENZA

Daci me triple-double, Penza regjistron fitoren e pestë

FBK Liga e Femrave

Daci me triple-double, Penza regjistron fitoren e pestë

02/12/24 @ 00:30

DY KAMPIONË I MPOSHTIN BRENDA JAVËS

Liverpooli nuk njeh kundërshtar! Fitorja e shtatë me radhë vjen ndaj kampionit

Premier League

Liverpooli nuk njeh kundërshtar! Fitorja e shtatë me radhë vjen ndaj kampionit

01/12/24 @ 21:41

PRISHTINA I KTHEHET FITORES

Leonat Vitija vendos, Prishtina kthehet te fitorja!

FFK Superliga

Leonat Vitija vendos, Prishtina kthehet te fitorja!

01/12/24 @ 21:06

NGRITEN NË RENDITJE

Bunjaku i sjell Malishevës fitore të madhe në kohën shtesë

FFK Superliga

Bunjaku i sjell Malishevës fitore të madhe në kohën shtesë

01/12/24 @ 20:46

11-SHET

Superliga - Formacioni i javës (15)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (15)

01/12/24 @ 19:37

FITORE E MADHE E KIKËS

Penalltia vendos fituesin!

FFK Liga e parë

Penalltia vendos fituesin!

01/12/24 @ 15:34

STAMBOLL

Pas humbjeve rresht, Besiktas ndanë rrugët me Giovanni Van Bronckhorstin

Europa League/International/Transfere

Pas humbjeve rresht, Besiktas ndanë rrugët me Giovanni Van Bronckhorstin

01/12/24 @ 14:07

11-SHET

Formacionet zyrtare: Gjilani - Malisheva

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Gjilani - Malisheva

01/12/24 @ 12:05


 
Të gjitha lajmet nga