EAST
Indiana mposht kampionin
11 December, 2013 @11:08
Përballja e vitit të kaluar, të finales së Konferencës Lindore, dje është luajtur në Bankers Life Fieldhouse në Indianapolis.
Indiana u përballë me kampioni aktual Miami Heat. Skuadra nga Florida, ia nisi ndeshjes duke krijuar epërsi komfore, ku rehatia e tyre zgjati vetëm deri në çerekun e tretë.
Në pjesën e dytë, Indiana arriti ta zvogëlonte epërsinë e krijuar nga Miami dhe ia shkaktoi humbjen e gjashtë kampionit, me rezultat 90-84.
Roy Hibbert luajti me 24 pikë e pesë kërcime, ku u ndihmua edhe nga Paul George e David West me nga 17 pikë secili, kurse në anën tjetër LeBron James luajti me 17 pikë, 14 kërcime e 6 asistime, por nuk mjaftoi për fitore kjo performancë e shkëlqyer.
Për Indianën kjo ishte fitorja e 10 në shtëpinë e tyre dhe nuk kanë asnjë humbje si vendas, njëkohësisht është edhe rekord në histori të klubit.
Pacers gjendent në krye të Konferencës Lindore me 19 fitore e 3 humbje.