WINDSOR PARK

Irlanda Veriore - Kosova, të gjitha biletat janë shitur
23 September, 2022 @15:16
Edhe zyrtarisht Federata e Futbollit të Irlandës Veriore ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes vendit të tyre dhe Kosovës, që zhvillohet më 24 shtator dhe luhet prej orës 18:00.
Windsor Park, stadiumi në Belfast, ku do ta zhvillojë ndeshjen si nikoqir ekipi i Irlandës Veriore ndaj Kosovës ka kapacitet prej 18 mijë e 500 ulësesh, ndërsa është i renovuar në vitin 2015.
Kosova ka gjashtë pikë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve nga katër ndeshje, ndërsa Irlanda Veriore ka 2 pikë dhe është duke kërkuar fitoren e parë në grup, për t’i ikur vendit të fundit dhe rënies në Ligën D të Kombeve!