GJILANI - TREPÇA'89

Ismet Munishi për këndellje të Gjilanit
14 March, 2021 @10:11
Gjilani sot takohet me Trepçën’89 nga ora 13:00.
Ditë më parë në krye të skuadrës gjilanase erdhi trajneri, Ismet Munishi, dhe kërkon ta këndell skuadrën pas 6 ndeshjeve pa fitore.
Në anën tjetër Trepça’89 dëshiron ta rrëmbej pozitën e katërt nga Gjilani.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0, kurse në ndeshjen e dytë skuadra mitrovicase e mposhti Gjilanin me rezulat 3-0.
Gjilani me 33 pikë gjendet në pozitën e katërt, derisa Trepça’89 në pozitën e pestë me 32 pikë.