GRUPI B: ITALIA-IZRAELI
Italia shkel Izraelin në pjesë të dytë
31 August, 2017 @22:19
Italia është treguar e ashpër ndaj Izraelit në ditën e parë të Eurobasket 2017, pasi që pak më parë fitoi ndeshjen me rezultat të thellë 69-48, duke i ndalë izraelitët me mbrojtjen e shkëlqyer në pjesë të dytë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Izraeli në pjesën e dytë ka arritur të shënojë vetëm 16 pikë, karshi 33 të italianëve, që morrën fitoren dhe lidershipin e Grupit B pas ditës së parë dhe ndeshjeve të para të kompletuara të grupit.
Lojtari i Atlanta Hawksit, Marco Belinelli, ka qenë më efikasi te italianët sonte, duke shënuar 18 pikë në fitore, ndërsa me 16 pikë e 8 kërcime ka kontribuuar edhe kampioni europian me Fenerbahçen, Luigi Datome.
I vetmi te Izraeli që ka shënuar pikë dyshifrore sonte ka qenë Omri Casspi i Golden State Warriorsit që dha 18 pikë e 9 kërcime për ekipin e tij.