ULPIANA - LLAPI

Jashari e Alidema golashënues, Llapi mposhtë Ulpianën
10 April, 2022 @15:54
Pas humbjes në Kupë nga Prishtina në mesjavë, Llapi i Tahir Batatinës sot shënoi fitore në ligë ndaj Ulpianës në udhëtim.
Takimin në fjalë Llapi e mbylli me fitore 0-2 (Dardan Jashari 36’, Festim Alidema 77’).
Goli i epërsisë fillestare për llapjanët erdhi në minutën e 36’, kur Dardan Jashari shënoi me kokë për 0-1.
Rezultati i pjesës së parë mbeti i pandryshuar deri në minutën e 77’, kur mjeshtërisht prej jashtë zonës me të majtën për 0-2 shënoi Festim Alidema i Llapit. Në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati dhe kështu Llapi e fitoi ndeshjen me rezultatin e lartpërmendur.
Duke qenë rehat në vendin e katërt, Llapi koncentrimin kryesor në pjesën e mbetur të sezonit e ka në Kupën e Kosovës, ndërsa Ulpiana vazhdon ta rrezikojë seriozisht rënien në Ligën e Parë.