VËLLAZNIMI - LIRIA
Jurgen Gjini vendimtar, Vëllaznimi fiton ndaj Lirisë
17 October, 2020 @16:08
Vjen fitorja e parë sezonale për Vëllaznimin.
Skuadra gjakovare këtë fitore e shënoi në takimin e luajtur sot ndaj Lirisë në Gjakovë, me takimin mes skuadrave që u mbyll 1-0 në fund.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi në pjesën e parë Jurgen Gjini, ish-sulmuesi i Lirisë, i cili në këtë takim e ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe ia dhuroi fitoren gjakovarëve.
Kështu, fitorja e shënuar sot e ngritë Vëllaznimin në kuotën e 5 pikëve në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Liria mbetet me 7.