Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLON STINORI 2020/21

Kampionati nis sot, test për Ministrinë

Kampionati nis sot, test për Ministrinë


18 September, 2020 @15:13

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka lëshuar komunikatë pak para fillimit të stinorit të ri, që ndeshja e parë e stinorit 2020/21 ndërmjet Trepçës’89 dhe Arbërisë do të luhet dhe se kampionati do të startojë sot.

Por, në njoftim është bërë e ditur se kjo ndeshje do të jetë test, pasi që Ministria e Shëndetësisë do të monitorojë mbarëvajtjen dhe respektimin e rregullave anti-COVID-19.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka kohë që i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e edicionit të ri, i cili do të nisë sot me ndeshjen hapëse ndërmjet Trepçës’89 dhe Arbërisë, që zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Në fakt, Ministria e Shëndetësisë, e ka aprovuar sot kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, e cila do të jetë si test për të parë se si po operohet dhe sa po respektohen masat strikte në luftën kundër Covid-19, ndërkohë që pritet vendimi i Qeverisë, në mënyrë që më pas ecuria e kampionatit të rrjedhë normalisht sipas kalendarit të garave. FFK po punon vazhdimisht me institucionet tjera që së shpejti të merret edhe vendimi për rikthimin e një numri të caktuar të tifozëve në stadiume,” ka shkruar njoftimi i FFK-së lëshuar sot.

Pra, me fillim prej orës 16:00 Trepça’89 dhe Arbëria do ta hapin perden për fillimin e stinorit 2020/21 në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga