DRENASI - TREPÇA '89

Foto: E.B / TOPSPORTI
Kampioni e mbyllë sezonin me barazim
14 May, 2022 @18:13
Me barazim e ka mbyllur sezonin në Grupin A të Ligës së Parë skuadra e Trepçës ‘89.
Mitrovicasit, që vitin tjetër do të jenë pjesë e Superligës, sot barazuan 1-1 ndaj Drenasit në fushën e këtij të fundit.
Ehat Gjoka shënoi për Drenasin në këtë takim, kurse për Trepçën ‘89 shënoi Ardian Muja.
TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË
Krahas Trepçës ‘89 që e mbyll sezonin në vendin e parë të Grupit A me vetëm një humbje të pësuar, Drenasi këtë sezon e mbyllë në vendin e parafundit, mjaftueshëm për të shpëtuar.