KBF TREPÇA - KBF PENZA

Kampionja pa telashe ndaj Trepçës, hapet stinori me fitore
10 October, 2021 @15:30
Kampionja aktuale e Ligës së Femrave, Penza, me fitore e hapi stinorin në Ligë, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 53-88.
Epërsinë e krijuar në çerekun e parë, Penza e mbajti deri në fund dhe e arriti fitoren e parë.
Briana Williams ishte më e dalluara me 26 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, derisa u dalluan edhe Valbona Bytyqi e Rael Whitsitt me nga 15 pikë secila.
Te Trepça Tasharra Jefferis luajti me 26 pikë dhe Alma Muzliukaj me 13 pikë të tjera.
Në xhiron e dytë Penza takohet me Vëllaznimin, kurse Trepça me Prishtinën.