Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLON FAZA II

“Karagaçi” hap fazën e dytë

Foto: KB Peja Official

“Karagaçi” hap fazën e dytë


2 February, 2016 @8:52

Me ndeshjen Peja - Levski 2014 që zhvillohet në “Karagaç” sonte nis faza e dytë grupore e ligës ballkanike. 

Verdhezinjtë, që kanë kapur një seri prej 21 fitoresh radhazi në të gjitha garat janë optimist për të vazhduar këtë ecuri, ndërsa Levski 2014 do të ketë vështirë t’i ndalë ata. 

Peja ka sigururar fazën e dytë grupore të BIBL si fitues i Grupit B të BIBL, ku e përfundoi atë me bilanc 7-1 ndërsa Levski 2014 ishte po në këtë grup dhe e përfundoi si i katërti me bilanc 2-6. 

Sonte pritet të regjistrohet edhe debutimi i Nicholas Covingtonit në ligën ballkanike, pasi që ai deri më tani ka luajtur vetëm në Superligë, prej se arriti në Pejë. 

Levski 2014 së fundi ka ndërruar trajnerin, ku në vend të Nikolay Gospodinovit ka ardhur Manuel Markov. 

Ndeshja do të referohet nga treshja e gjyqtarëve: Dragan Kralj, Zoran Mitroski dhe Aleksandar Pavlov. 


 
Të gjitha lajmet nga