TIRANA - KARPOS SOKOLI
Karposi fundos Tiranën
17 January, 2017 @20:40
Skuadra e vetme që po e përfaqëson Shqipërinë në Ligën Ballkanike, Tirana, i ka humbur gjasat për kualifikim në fazën e dytë, pas humbjes së sontme ndaj skuadrës maqedonase, Karpos Sokoli.
Bardheblutë u mposhtën me rezultat të thellë, 83-100, megjithëse u treguan rivalë të denjë gjatë pjesës së parë.
Alo qendra e Karposit, Dragan Zekovic, ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 25 pikë, derisa organizatori Filip Sepa shtoi 22 pikë të tjera.
Për Tiranën Endrit Hysenagolli luajti me double-double prej 14 pikëve dhe 10 kërcimeve, kurse Griffin Ramme ishte koshashënuesi më i mirë me 19 pikë.
Tirana ndeshjen e radhës dhe të fundit në Ligën Ballkanike do ta luajë vetëm për formalitet, kurse përballë do ta ketë skuadrën e Pejës, të cilën e kishte befasuar në ndeshjen e parë.