Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

KB Bashkimi

BOROZANI/ A. P.

KB Bashkimi


Shkruan: BLERIM MYFTIU

25 May, 2018 @22:03

Në vitet 1990’ta, në Prizren (dhe në tërë Kosovën), gjimnazistët nuk i ndiqnin mësimet në objektin shkollor të gjimnazit, aty ku objekti ka qenë me dekada dhe vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme. Ai objekt shkollor ishte i rezervuar për të tjerë fëmijë, që mbase kishin diçka më shumë se ne, shqiptarët. Apo mbase regjimi gjakatar i Miloševićit kishte vendosur që vetëm ata janë të denjë për atë shkollë. Kjo ishte një dukuri e nisur që nga viti 1990. Edhe ne, gjimnazistët e pas 1995-s ia patëm mësyrë gjimnazit prizrenas “Gjon Buzuku” duke ditur se do të udhëtonim drejt lagjes Arbana, për të marrë mësim në njërën prej shtëpive të improvizuara për këtë qëllim. Nuk ishte me rëndësi nëse kishte baltë apo binte shi, nëse duhej ta shmangie ndonjë shikim kërcënues a përbuzës të ndonjë milici serb. Edhe ne ishim nxënës.

KUJTIMET…

Jo larg këtyre shtëpive të improvizuara, në terrenin prej betoni të oborrit të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, strehë kishte gjetur edhe një ekip basketbolli, për të cilin po ashtu qe ndaluar qasja në palestrën “Sezai Surroi”, sërish për të njëjtat arsye si për gjimnazistët. Si një adhurues i flaktë i basketbollit dhe aspirues për të qenë basketbollist (që dukej më shumë imagjinatë për shkak të situatës politike), ishte përditshmëri që në udhëheqjen e një njeriu punëtor, shtatshkurtër, zëri i të cilit shpesh kumbonte përtej grilave të shkollës, të shiheshin duke stërvitur djem rreth të 15-ve apo 16-ve, të cilët e përbënin në të  vërtetë ekipin senior të klubit të qytetit, “Bashkimi”. Ai njeri ishte trajneri i skuadrës, i ndjeri Dervish Agaj.

Bashkimi

Ky ekip dhe e tërë liga mbahej gjallë në saje të angazhimit vullnetar apo karshi pagesave modeste të shumë njerëzve. Ashtu siç mbaheshin gjimnazet tona. Vështirë ishte të imagjinohej një 25 apo 30-vjeç i cili do të merrej me basketbollin apo sportin në mënyrë profesionale, prandaj ishte koha kur stërvitja apo ndeshja shndërrohej në një hobi 1-2 orësh dhe më pas punohej diçka tjetër për të mbijetuar. Kështu që entuziastët që do ta mbanin klubin e basketbollit në garë natyrisht se do të ishin gjimnazistët apo studentët, të cilët për mbijetesë mund të mbështeteshin te prindërit, duke gëzuar kështu kënaqësinë sado të vogël që të luanin atë që donin – basketbollin.

EMRAT…

Dervish Agaj stërviste disa të rinj shumë të talentuar, siç ishin Valon Sopi, Artan Ajazaj, Driton Sallauka, Valentin Spaqi, Petrit Skenderi, Artan Kurti, Vigan Maloku, Edon Godeni dhe të tjerë. Të ngazëllyer që basketbolli kishte ardhur në lagje, do ta gjeja veten me shumë të tjerë (Pjetër Doda, Shpend Kume, Driton Pupa, Taulant Hoxha, Valmir Hoxha e shumë të tjerë) duke u stërvitur nga Arben Lezliu dhe Arben Elshani, në grupet e klubit për juniorë dhe kadetë. I tërë brezi i lartpërmendur i stërvitur nga Agaj që ishte kompozim i individëve të talentuar dhe ekipit frymëzues kishte lindur fatkeqësisht në kohë dhe vend të gabuar. Shumë prej tyre luajtën basketboll deri në fund të shkollës së mesme. Karrierën e shumicës së këtyre gjimnazistëve do ta ndërpriste lufta. Shumë prej tyre pas lufte do të ngarendnin në shkollim brenda apo jashtë shtetit dhe asnjëri prej tyre nuk do të mund të akuzohej që e la basketbollin. Ngase ky sport, as tash pas 20 vitesh nuk është një “profesion” i cili medoemos të garanton jetesë apo mbijetesë, me pak përjashtime aty-këtu.

Bashkimi old

Kanë mbetur shumë duele të paluajtura apo të papërfunduara, të cilat për arsye të ndryshme nuk janë zhvilluar. Për neve, që e kemi dashur basketbollin për shkak të Cibonës së Dražen Petrovićit apo Jugoplastikës së Toni Kukočit, gjithmonë mbetet pikëpyetja se sa do të dominonte ajo Jugoplastikë nëse nuk do të fillonte lufta? Apo, po të mos kishte vdekur Dražen Petrovići, a do të ishte në gjendje Kroacia ta mposhtte Dream-Teamin amerikan me Michael Jordanin? Shpeshherë ia parashtroj pyetjen vetes, çka do të ndodhte po qe se brezi i gjimnazistëve të 90-ve të “Bashkimit” të kishte lindur disa vite më herët apo më vonë, apo të mos ndodhte lufta? Po të ishte gjithçka në rregull me jetët tanë, sa trofe kampioni do të merrte ky ekip deri më 2010-n? Jam i sigurt që “Prishtina” nuk do t’i kishte 12 sa i ka tani.

SHPIRTI

Asnjë brez i qytetit në 20 vitet e fundit (mund të them lirisht) nuk iu afrua cilësisë dhe shpirtit kolektiv që e pati ky ekip. Emocioni i krijuar në 4-5 vitet e para të pasluftës doli të ishte fatkeqësisht një flluskë e përkohshme që e humbi magjinë. Liga e Kosovës po degradohet dita-ditës. Nuk ka shikues, nuk ka punë me lojtarë, nuk kemi ndonjë lojtar për të thënë: ja ky është! Nëse Edmond Azemi me 38 vitet e tij është ende bartës i lojës së Prishtinës, çfarë të thuhet më tutje? Nëse selektorët e U16, U18 apo U20 zgjedhen disa ditë para fillimit të ndeshjeve eliminatore, për cilin seriozitet dhe planifikim mund të bëhet fjalë?

Sidoqoftë, ekipi më i vjetër i basketbollit në Kosovë, “Bashkimi”, është kampion!


VËLLAZNIMI U16

Vëllaznimi U16 drejt Durrësit për miqësore

FBK Superliga U18

Vëllaznimi U16 drejt Durrësit për miqësore

25/05/18 @ 19:57

GAME 5: ROCKETS - WARRIORS

Raketat para lansimit në finale!

NBA

Raketat para lansimit në finale!

25/05/18 @ 08:44

SHPËRBLIMET E FEDERATËS

Sa fitoi Bashkimi, sa Prishtina?

FBK Superliga

Sa fitoi Bashkimi, sa Prishtina?

24/05/18 @ 16:01

DRAGAN RADOVIC

Prizreni e ka merituar

FBK Superliga/Intervista

Prizreni e ka merituar

24/05/18 @ 13:00

GAME 5: CELTICS - CAAVS

Boston Celtics pranë finales

NBA

Boston Celtics pranë finales

24/05/18 @ 09:32

GAME 4: BASHKIMI-PRISHTINA

Titulli historik, Bashkimi kampion

FBK Superliga

Titulli historik, Bashkimi kampion

23/05/18 @ 22:24

PJESA E PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

S’ka epërsi, as pas pjesës së parë

FBK Superliga

S’ka epërsi, as pas pjesës së parë

23/05/18 @ 21:27

NË ÇEKI

Dardani fiton titullin kampion!

Përfaqësuesja/International

Dardani fiton titullin kampion!

24/05/18 @ 21:02

PALESTRA MBUSHET

S’ka vend të lirë në Sezai Surroi

FBK Superliga

S’ka vend të lirë në Sezai Surroi

23/05/18 @ 21:00

ÇEREKU I PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

Baraz, pas 10 minutash

FBK Superliga

Baraz, pas 10 minutash

23/05/18 @ 21:15

NGA PALESTRA

Kthehen Arpagjik’t

FBK Superliga

Kthehen Arpagjik’t

23/05/18 @ 20:49

FORMACIONET STARTUESE

5-shet e para: Bashkimi-Prishtina

FBK Superliga

5-shet e para: Bashkimi-Prishtina

23/05/18 @ 20:53

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Përfaqësuesja/Përfaqësueset e tjera/Eurobasket/International

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

22/07/23 @ 19:56

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21

23-shja e DRITËS

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

22/07/23 @ 16:15

FIBA EURO DIV. B U18 - MATOSINHOS 2023

E nisin me humbje ndaj Estonisë

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

E nisin me humbje ndaj Estonisë

22/07/23 @ 16:06

2 NË 2

Kosova U-16 mposht edhe Gjibraltarin

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova U-16 mposht edhe Gjibraltarin

22/07/23 @ 16:02

PRIZREN

Altin Sylejmani kalon te Liria

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Altin Sylejmani kalon te Liria

22/07/23 @ 15:58


 
Të gjitha lajmet nga