DUKAGJINI - BOREA

KB Dukagjini siguron Ligën e Parë
25 March, 2022 @23:35
Me fitoren kundër Boreas me rezultat 87-75, KB Dukagjini ka siguruar mbijetesën në Ligën e Parë.
Dukagjini në asnjë minutë nuk e lëshoi epërsinë ndaj kundërshtarit dhe ka regjistruar fitoren më të rëndësishme të stinorit.
Mirlind Zekaj me 26 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, Shpat Syla me 25 pikë e 8 kërcime, Nicholas Paul me 16 pikë e 14 kërcime dhe Bujar Qeku me 15 pikë ishin më të mirët te Dukagjini.
Në anën tjetër te Borea Genc Matoshi luajti me 21 pikë, Sokol Nila me 19 pikë dhe Valtrim Kastrati me 18 pikë e 23 kërcime.
Dukagjini ka bilanc prej 7 fitoreve e 10 humbjeve, kurse Borea prej 8 fitoreve e 9 humbje.
Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Dukagjini përballet me AS Prishtinën, derisa Borea me Prishtinën e Re.