Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENIT I LARGOHET EKIPI

KB Kalaja, përjashtohet nga garat

KB Kalaja, përjashtohet nga garat


27 February, 2016 @11:09

KB Kalaja, ekipi basketbollit nga Prizreni, pas mos-zhvillimit të dy ndeshjeve në Ligë të Parë, sipas Propozicioneve të Garave, është përjashtuar nga garat e mëtutjeshme. 

Njoftimin e ka dhënë dje Komesari i Garave të FBK-së duke bërë të ditur se tash e tutje të gjitha ndeshjet që është dashur t’i zhvillojë ky ekip do të regjistrohen me fitore 2-0 për ekipin rival. 

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

“KB Kalaja konform nenit 55 të PG, për shkak të dy ndeshjeve të humbura me rezultat zyrtar 0-20 largohet nga garat e mëtutjeshme. Të gjitha ndeshjet e ardhshme të këtij ekipi do të regjistrohen me rezultat zyrtar 2-0 në të mirë të kundërshtarit,” ka shkruar Vendimi i FBK-së. 

Kalaja nuk kishte udhëtuar në ndeshje ndaj Rahovecit në xhiron e XIII të Ligës së Parë si dhe herën e fundit, nuk udhëtoi në përballje ndaj Fushë Kosovës në ndeshjen e xhiros së XV. 


 
Të gjitha lajmet nga