SHTYERJET E NDESHJEVE
KB Peja e cilëson situatën e trishtë, pas shtyerjes së ndeshjes
25 February, 2021 @22:18
Skuadra e Pejës ka reaguar në llogarinë e klubit në Facebook, pas shtyerjes së ndeshjes mes Pejës e Yllit sot.
Sipas informatave ndeshjet e sotme janë shtyer për shkak të mosmarrëveshjes mes kanaleve transmetuese të ndeshjeve të Superligës, ndërsa këtë thuajse e ka konfirmuar KB Peja, në njoftimin e lëshuar më parë.
KB Peja ka shkruar se FBK ka kontratë të dyfishtë kundërligjore me dy operatorë të transmetimit të ndeshjeve! Derisa ka bërë të ditur se shpenzimet e klubeve nuk i interesojnë askujt, e në anën tjetër ndeshjet shtyhen.
Të dyja ndeshjet e ditës së sotme në Superligë, Ponte Prizreni - Bashkimi dhe Peja - Golden Eagle Ylli, janë shtyer.
FBK kishte filluar sezonin me transmetimin e ndeshjeve nga ArtMotion, ndërsa më pas e kishte ndërprerë atë për të vazhduar me Kujtesa.
FBK ende nuk ka lëshuar komunikatë zyrtare për ndeshjet e shtyera të sotme dhe arsyen!
Të njëjtën e ka bërë edhe KB Golden Eagle Ylli, duke treguar se mosmarrëveshjet e transmetuesve po shtyejnë ndeshjet e elitës.
Informatë tjetër ka lëshuar Ponte Prizreni, që ka bërë të ditur se me gjasë, ndeshja e shtyer ndaj Bashkimit do të luhet të martën prej orës 17:00. Bashkimi s’ka reaguar fare.