Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 13

KB Ylli dënohet me 200 euro

Foto: KBYlli/ fb

KB Ylli dënohet me 200 euro


7 December, 2022 @15:59

Skuadra kampione e Kosovës, KB Ylli, është dënuar me gjobë prej 200 eurove, për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë, në përballjen e fundit të ekipit të tyre, ndaj Trepçës.

Vendimi i Komisionit të Garave në Informatorin Nr. 13 shkruan:

“Sjellja e shikuesve: Jo korrekte për arsye se para fillimit të ndeshjes tifozët vendas filluan të hedhin fishekzjarre në tribunë dhe gjatë ndeshjes janë hedhur në tribunë. Pas përfundimit të ndeshjes janë ndezur disa fishekzjarre nga tifozët vendas, por në parket nuk ka rënë asnjë.”

Kurse Neni me të cilin KG dënon Yllin për këtë thotë:

“Hedhja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes,” - dënohet me 200 euro — shkruan në Nenin 49.10 të PG-së.

Përndryshe, Ylli fitoi këtë ndeshje duke vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në Superligë që ka kapur tashmë 7 ndeshje radhazi me fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga