Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI DISIPLINOR

KD kërkon deklaratë shtesë nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe Ballkanit, pas incidentit me tifozë

Foto nga ndeshja: FCPrishtina/fb

KD kërkon deklaratë shtesë nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe Ballkanit, pas incidentit me tifozë


8 September, 2022 @11:41

Përmes njoftimit të lëshuar në faqen zyrtare të Federatës, Komisioni Disiplinor ka përshkruar me cfarë inicime disiplinore ngarkohen Prishtina e Ballkani pas incidentit me tifozë të shkaktuar në derbin e zhvilluar në fundjavën e kaluar.

Kështu, po i sjellim pa ndërhyrje përshkimin e KD-së lidhur me incidentin, të ndara sipas ekipeve, ku kërkohen deklarata shtesë nga përfaqësuesit e sigurisë të tyre.

Për Prishtinën:

“FC “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes shtegut së atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozë mysafir ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Tifo grupi ”Plisat”, në minuten e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri. I FC “ Prishtina”. Afati 09.09.2022 ora 13:00.”

Ndërsa për Ballkanin, është shkruar:

“FC ”Ballkani”. Motivi: Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanӕ demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaquesëve zyrtar të ekipeve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “ Ballkani”. Afati 09.09.2022 ora 13:00.”


 
Të gjitha lajmet nga