Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY SHKËLQEU NË DERBI

Kevin de Bruyne shkëlqen në derbi, City i afrohet titullit

Kevin de Bruyne shkëlqen në derbi, City i afrohet titullit


26 April, 2023 @23:04

Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka shkëlqyer në duelin derbi të mesjavës në Premier Ligë, derisa ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në atë që nga shumëkush shihet si ndeshje “vendimtare” për titull kampioni në Premier Ligë këtë stinor.

Kevin de Bruyne

Fitorja prej 4-1 për Cityn ka bërë që ekipi i Pep Guardiolës t’i afrohet Arsenalit në dy pikë, ndërsa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara aktualisht. Arsenali nuk arriti të krijojë asgjë, pos golit të nderit në ndeshje, ndërsa nga një gol në fitoren e madhe të Cityt në Etihad shënuan edhe John Stones e Erling Haaland.

Granit Xhaka luajti nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 60 të ndeshjes nga Jorginho. Por, Arsenali përsëri s’arriti ta kontrollojë mesfushën, ku qendrorët Ilkay Gundogan dhe Rodri dominuan tërësisht.

Granit Xhaka

Pas fitores, Arsenal i pari nga 33 ndeshje ka 75 pikë, ndërsa Manchester City nga 31 ndeshje ka 71 pikë. Gjithçka në dorë të Cityt të Guardiolës tani në luftë për të mbrojtur titullin, ndaj Arsenalit që qëndroi më së gjati këtë stinor në krye të renditjes.


 
Të gjitha lajmet nga