REAGIMI I KF RAHOVECI PAS DISFATËS

KF Rahoveci reagon ndaj gjyqtarëve!
5 March, 2022 @20:53
Klubi i futbollit Rahoveci, që këtë stinor iu kthye Ligë së parë të Kosovës, pas ardhjes nga Liga e Dytë, ka lëshuar një reagim në llogarinë zyrtare të ekipit në Facebook, pas humbjes së sotme ndaj Trepçës në Mitrovicë.
Në reagimin e vreshtarëve shkruan se gjyqtarët ndikuan direkt në rezultatin e ndeshjes! Mëposhtë, po e sjellim reagimin e plotë të Rahovecit - pa asnjë ndërhyrje.
—-
REAGIM
Ne si klub qe egzistojmë me shumë se 9 dekada asnjeherë nuk e kishim traditë të ankohemi, por durimit po i vie fundi sepse dita ditës matrapazët e papërgjegjshëm po na godasin rëndë e më rëndë duke e vendosur fatin tonë sportiv!
Të dashur sportdashës dhe tifozë te skuadrës tonë, duam të ju njoftojmë se ne sot përjetuam një humbje me rezultat minimal prej 2-1 në Mitrovicë.
Për fat të keq te futbollit kjo humbje erdhi e ndikuar direkt nga gjyqtari kryesor Qëndrim Vata dhe asistenti i parë i tij Pashtrik Burrniku!
Gjyqtar kryesor në dy raste heziton te nxjer kartuqin e kuq per lojtaret vendas sepse ata fatekeqesisht rezultatin perfundimtar e kishin te fiksuar ende pa filluar ndeshja!
Në nje takim ku pas çdo topi te hedhur jashte, lojtaret humbnin kohe per ta rivënë topin ne loje gjyqtari kryesor çuditerisht jep vetem 3 minuta kohe shtesë, e me e keqja vie kur ai gjate topit te gjate qe futej ne zonen kundershtare sakte 25 sekonda pa perfunduar koha ai paturpesisht nderpret aksionin per te perfunduar takimin te cilin e kurdisi bashke me asistentin e tij.
Per te gjitha keto brenda diteve te ardhshme do te ua deshmojme me video inqizimet e lojes.
Në fund nuk duam te harrojmë per te falenderuar skuadrën KF TREPÇA per sjellje korrekte ndaj nesh, te tillë falenderimi do te donim te kemi dhe per gjyqtaret te cilet fatekeqsisht nuk e meritojne aspak.
TURP TURP TURP per gjyqtaret !
—-
Rahoveci ka regjistruar humbjen e gjashtë të stinorit sot në “Adem Jashari” të Mitrovicës, pasi që u mposhtë nga Trepça 2-1. Ekipi që drejtohet nga trajneri Senad Alirifa është i parafundit në renditjen tabelare të Ligës së Parë Grupi A dhe bashkë me Besën e Drenasin llogariten si skuadrat më të rrezikuara për rënie nga Liga e Parë.