KOMISIONI I GARAVE
KG fut Tahir Batatinën në disiplinore
4 September, 2024 @15:12
Komisioni i Garave të FFK-së ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina. Njoftimin e ka bërë të ditur FFK-ja sot, ndërsa Batatina kishte bërë sjellje të pahijshme në përballjen Prishtina-Llapi, të cilin ekipi i tij e humbi 3-2!
Mëposhtë, po e sjellin njoftimin e plotë të FFK-së, të lëshuar nga KG.
“Ndaj kryetrajnerit të KF ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 01144M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes është vërsulur disa herë në drejtimin të gjyqtarit kryesor dhe të kolegëve të tij në mesin e fushës, duke përdorur gjuhë vulgare ofenduese dhe kërcënuese, pastaj duke shkuar në drejtim të bankinës bie në provokimin e shikuesve të cilëve ju tregon gishtin e mesit të dorës, i fyen shikuesit e pranishëm duke provokuar një eskalim të mundshëm të masës. Për këto sjellje jo sportive dhe vullgare ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njëjti pas ndëshkimit ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin kryesor por falë intervenimit të policisë është evituar sulmi. Po ashtu edhe në tunelin e stadiumit dukshëm i frustruar ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin por sërish është penguar nga policia. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Prishtina – Llapi.”
Pos trajnerit Batatina, edhe ndaj KF Llapi është inicuar procedurë disiplinore, kjo pasi që ka lëshuar komunikatë pas duelit ndaj Prishtinës, duke “kërcënuar” me mosdelegim të gjyqtarit Genc Nuza në “Zahir Pajaziti”.
“Ndaj: KF “Llapi“. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes lëshon komunikatë për media, përmes së cilës akuzon gjyqtarin kryesor Genc Nuza, e ofendon dhe kërcënon të njëjtin se nuk do t’i ofrojnë siguri nëse delegohet në ndeshjet kur KF “Llapi“ i zhvillon ndeshjet në Podujevë.”