KHIMIK-BELFIUS
Khimiku fitoi, por…
6 December, 2017 @22:58
Skuadra ukrainase, Khimik, ka arritur që të shënojë fitoren e parë në Grupin G të FIBA Europe Cup ndaj Belfius Mons-Hainaut, 78-75, pas një rikthimi të madh në çerekun e tretë të ndeshjes.
Kjo fitore Khimikut i shërbeu vetëm për statistikë, por në anën tjetër do t’i konvenonte shumë Sigal Prishtinës, po ta mposhtte Demir Insaatin me çfarëdo rezultati, e që nuk arriti.
Sigal Prishtina po ta fitonte ekipin turk, do të siguronte për herë të parë në histori fazën e dytë të FIBA Europe Cup, por u mposht në shtëpi dhe u eliminua nga gara.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT G:
1 | Demir Insaat TUR | 5-1 | ||
2 | Belfius Mons-Hainaut BEL | 3-3 | ||
3 | Sigal Prishtina KOS | 3-3 | ||
4 | Khimik UKR | 1-5 |