TIRANA-RILSKI
Tirana mposhtet nga Rilski
5 December, 2017 @20:33
Skuadra e Tiranës ka pësuar humbjen e parë në shtëpi në kuadër të BIBL këtë stinor, duke u mposhtur nga Rilski Sportist, 78-99.
Dallimi kryesor në ndeshje u bë në 10 minutëshin e parë. Ekipi bullgar atëherë krijoi avantazhin 17-34, që gjatë 30 minutave tjera qe e pamundur për bardhekaltërit për rikthim.
Gerti Shima shkëlqeu 26 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, por qe e pamundur për të rikthyer skuadrën në fitore.
Endrit Hysenagolli kontribuoi me 10 pikë, ndërsa Abdul-Bassit shtoi 19 pikë e 4 asistime për Tiranën.
Te ekipi bullgar, Martin Marinov me 17, sikurse edhe Evan Ravanel me 17 të tjera e 10 kërcime, ishin më të dalluarit, që sollën fitoren për Rilskin.
Pas kësaj ndeshjeje Tirana ka bilanc 2-3, ndërsa Rilski 4-0 dhe vazhdon rrugëtimin pa humbje ende.