FOTIS TAKIANOS
Në ritëm ndaj Rilskit
6 December, 2017 @15:37
Trajneri i Bashkimi, Fotis Takianos, në deklaratën e tij për ndeshjen e nesërme, të cilën Bashkimi e zhvillon ndaj Rilski Sportistit të pamposhtur në kuadër të BIBL, ka thënë se ekipi i tij është në ritëm të mirë dhe do të kërkoj fitoren.
“E dimë shumë mirë Rilskin. Mendoj se dy ndeshjet e fundit na futën në një tempo të mirë të lojës dhe tashmë pritet të jetë dueli më i vështirë i javës. Do të jemi edhe më të përgatitur për këtë ndeshje,” ka thënë Takianos, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
“Tash s’mund të bëjmë asgjë më shumë sesa të trajtojmë kundërshtarin e nesërm në mënyrën më të mirë, të ruajmë agresivitetin në lojën tonë dhe të ngrisim fokusin e performancës sonë,” kanë qenë fjalët e trajnerit grek të ekipit prizrenas.
Bashkimi është skuadra e vetme kosovare që garon në BIBL këtë stinor. Ekipi i Bashkimit aktualisht ka bilanc 2-2 në BIBL, ndërsa si vendas nuk ka pësuar. Rilski në anën tjetër, ka fituar të gjitha ndeshjet e saja dhe është ekipi i vetëm që nuk ka shijuar humbje ende këtë stinor.