ALBANIA FUTSAL

Kombëtarja futsall përgatitet në Prishtinë, sonte miqësore me Feniksin
5 April, 2017 @9:10
Kombëtarja shqiptare në futsall është duke vazhduar përgatitjet për raundin e radhës eliminator në Prishtinë.
Lojtarët janë dukur në formë të mirë dhe kanë punuar nën direktivat e Erind Resulit trajner, derisa ekipi pret të udhëtojë drejt Azerbejxhanit ku do të zhvillohen ndeshjet.
Njashtu, FSHF ka bërë të ditur se Mentor Mejzini ka një lëndim të vogël dhe është stërvitur veç nga grupi, por pritet t’i kthehet shpejt ekipit.
Ndeshja miqësore e kombëtares shqiptare me Feniksin (kampion i Kosovës) zhvillohet sonte nga ora 20.
Shqipëria bën pjesë në Grupin B me kundërshtar si Hungaria, Bosnja dhe organizatori, Azerbejxhani.