KOMUNIKATA
Reagon edhe Prishtina
4 April, 2017 @21:28
Klubi i futbollit Prishtina ka reaguar pas skandalit që plasi sot lidhur me bisedën e trajnerit të Dritës dhe referit kryesor të ndeshjes Drita-Prishtina.
“Ky skandal e ka shokuar FC Prishtinën. Jo për shkak të humbjes së atyre tri pikëve, që gjyqtari e pranon se qëllimisht na ka dëmtuar dhe ka planifikuar të na dëmtojë edhe në ndeshjen e së mërkurës, por për shkak dëmit të madh e të pariparueshëm që ia ka shkaktuar futbollit kosovar, pjesë e të cilit jemi edhe ne si klubi më me renome,” ka shkruar komunikata e Prishtinës për të vazhduar, “Por, edhe më tepër se kjo na shqetëson frika e prishjes së imazhit të futbollit tonë në Evropë, të cilën e kërkuam me ngulm, e për të cilën gjenerata të tëra sakrifikuan shumë. Aq më tepër tani kur te UEFA veç kemi nis të bëhemi horë si pasojë e gjendjes së mjerueshme infrastrukturore në vendin tonë, të cilit më së paku në këtë kohë i janë dashtë “goditjet” me skandale trukimesh,” ka bërë të ditur ndër të tjera reagimi i klubit bardhekaltër sot.