CAKTOHEN TERMINET
Xhiroja XXIV: Nesër 4, pasnesër 2
4 April, 2017 @9:15
Vetëm 2-3 ditë pushim për skuadrat e Superligës pas një xhiroje të nxehtë dhe tashmë 10 xhiro para fundit të kampionatit, 4 duele janë përcaktuar për nesër, ndërsa 2 të tjera për pasnesër për tu kompletuar edhe xhiroja XXIV.
Hajvalia-Besa, Trepça-Llapi, Drita-Prishtina dhe Ferizaji-Feronikeli janë duelet që nisin në ora 15:00 të mërkurën më 5 mars.
Ndërsa 2 duelet tjera që janë përcaktuar për tu zhvilluar të enjten më 6 mars janë: Gjilani-Liria dhe Drenica-Trepça’89. Edhe këto, nisin në ora 15:00.
Terminet dhe gjyqtarët e xhiros XXIV:
Hajvalia - Besa | Refer kryesor: Tefik Maloku (POD) | e Mërkurë, 5 mars, ora 15:00 | |
Trepça - Llapi | Refer kryesor: Gramos Shala (PEJ) | e Mërkurë, 5 mars, ora 15:00 | |
Drita - Prishtina | Refer kryesor: Bajram Gashi (FKS) | e Mërkurë, 5 mars, ora 15:00 | |
Ferizaji - Feronikeli | Refer kryesor: Burim Jahmurataj (PRN) | e Mërkurë, 5 mars, ora 15:00 | |
Gjilani - Liria | Refer kryesor: Artan Tahiri (PRN) | e Enjte, 6 mars, ora 15:00 | |
Drenica - Trepça'89 | Refer kryesor: Kreshnik Vula (GJA) | e Enjte, 6 mars, ora 15:00 |