VAKIA
Prej Superlige në nivel amator, kremtojnë 50 vjetorin
Shkruan: NTV Spor
3 April, 2017 @14:45
Futbolli i sotëm i ka edhe këto. Në 50 vjetorin e themelemit, skuadra turke Orduspor, ka rënë në nivel amator.
Vjollcebardhët të themeluar në vitin 1967 katër vite më parë kanë qenë pjesë e Superligës së Turqisë dhe kanë garuar me ekipet e mëdha turke, ndërsa sot, kanë siguruar rënien në ligën amatore, duke rënë rresht për çdo vjet nga kategoria në kategori.
Rënia e madhe e ekipit të Ordusporit ka ardhur për shkak të mosrespektimit të kriterit financiar. Futja në borxhe dhe ndalesa për transferime i ka kushtuar me rënie drastike ekipit, që do ta kremtojë 50 vjetorin në ligë amatore.