ARSENAL - CITY
1 gol e 1 asistim, Mustafi eviton humbjen e Arsenalit
2 April, 2017 @18:54
Pa fitues u mbyll ndeshja kryesore e xhiros në Premier League.
Arsenali e City ndanë pikët, në një ndeshje e cila prodhoi 4 gola dhe plot raste për shënim.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte 2 herë në epërsi, mirëpo londinezët nuk u dorëzuan dhe shënuan 2 herë, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me barazim. Protagonist në të dy golat e Arsenalit ishte Shkodran Mustafi.
Qendëmbrojtësi nga Gostivari asistoi te goli i parë i anglezit Walcott, derisa e shënoi vetë golin e dytë, për ta kompletuar kështu një paraqitje të mirë dhe për ta evituar humbjen e skuadrës së tij. Përveç Mustafit, edhe Xhaka luajti në këtë takim. Ai u paraqit për plot 90 minuta, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.
Shkodran Mustafi Goal Arsenal 2 - 2 Manchester… by goals55