BESA-TREPÇA

Trepça mposht Besën, shenja lufte për mbijetesë
2 April, 2017 @16:46
Skuadra e Trepçës ka bërë befasinë e ditës sot në Superligë, duke e mposhtur Besën e Pejës, atëherë kur nuk pritej.
Mitrovicasit me dy gola të shënuara nga Arbnor Muja dhe Samir Sahiti kanë krijuar avantazh të theksuar.
Kah fundi i ndeshjes mesfushori i mitrovicasve Ergyn Ahmeti vulosi fitoren me golin e tij, kur çoi epërsinë në 0-3. E krejt çka arriti Besa ishte shënimi i golit të nderit, 1-3.
Me këtë fitore, Trepça ka treguar shenjat e saja të mbijetesës dhe tashmë është afruar në 5 pikë ndaj Dritës dhe do të kërkojë që të shpëtojë stinorin përmes luftës në barazh.
Ditë më parë, skuadrat në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës u ndanë 2-2 në Mitrovicë dhe ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Pejë.