FADIL RAMA

Rama: T’i ikim fundit
1 April, 2017 @18:31
Trajneri i Drenicës, Fadil Rama, është shprehur të jetë i këanqur me fitoren e ekipit të tij, ndaj Feronikelit sot si mysafir në “Rexhep Rexhepi” kur askush s’e priste.
“Pakkush ka menduar se do të korrim fitore sot. Me disciplinë të madhe ia arritëm kësaj. Kjo fitore do të na shërbejë për t’i ikur fundit të renditjes tabelare,” ka thënë ndër të tjera Rama pas ndeshjes.
Drenica me këto tre pikë ka dalë në vend të shtatë të klasifikimit dhe ka bërë një hap përpara për t’i ikur zonës së barazhit.