NJË NDESHJE
Sot derbi drenicak, dueli i vetëm
1 April, 2017 @10:33
Xhiroja e XXIII e Superligës në futboll ka filluar dje me ndeshjen Prishtina-Ferizaji. Ndërsa vazhdon sot me derbin lokal drenicak ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës, që është edhe dueli i vetëm i ditës.
Feronikeli dhe Drenica janë me synime të ndryshme këtë stinor. Derisa vendasit në “Rexhep Rexhepi” kërkojnë të vazhdojnë ndjekjen e liderit dhe të mbajnë formën e mirë pranverore me fitore, Drenica në anën tjetër do të mundohet që t’i ikë pozitës së Play-Outit, duke kërkuar pikë.
Sa i përket dueleve të këtij stinori në Superligë, Feronikeli ka mposhtur dy herë Drenicën, edhe si vendas edhe si mysafir.
Në duelin e zhvilluar në “Bajram Aliu” Feronikeli kishte fituar 2-1, ndërsa në “Rexhep Rexhepi”, 1-0.