ARGJEND BEQIRI

Beqiri: “Patëm rastet tona, na mungoi realizimi”
31 March, 2017 @20:45
Trajneri i Ferizajit, Argjend Beqiri, pas humbjes kundër Prishtinës tha se skuadra e tij megjithë humbjen, kishte rastet e veta të shënimit, por që realizimi nuk u arrit. Borozani.com
“Humbja e parë me një gol të pësuar, por edhe ne kishim raste të shënonim, por po na mungon realizimi. Ne luajtëm mirë, por pësuam pas një mosmarrëveshje te muri dhe Prishtina është ekip i madh dhe këto raste nuk i falë,” tha Beqiri.
Për Ferizajin kjo humbje erdhi pas serisë prej 6 ndeshjeve pa humbje.