5 PËR VIKEND
TOP 5 ndeshjet e fundjavës
Shkruan: Luan MORINA
31 March, 2017 @10:15
Pesë duelet më interesante të fundjavës, nën llupën e Luanit. Pritjet dhe mundësitë, në 5 për këtë vikend.
1. Liverpool – Everton (e shtunë, ora 1e30)
Ekipi i Kloppit ka qenë i shkëlqyeshëm me ekipe të mëdha. Por, ka dështuar me ekipe të vogla. Motivimi nuk duhet të mungoj as kundër Evertoni që janë në urë ndërmjet një ekipi të madh dhe një ekipi ‘jo-të madh’. Dyshoj që Evertoni mund të lëviz kah pjesa e parë e ekipeve të Premier League nën udhëheqjen e Ronald Koemanit.
Rasti më i mirë për tu afruar në zonën e Ligës së Kampionëve do të ishte fitorja eventuale në ‘Anfield’. Pos Lukakus, shumëçka do të varet nga krahët e sulmit të Evertonit. Gjithashtu mungesa e Coleman s’do të jetë e padukshme. Herën e fundit, Liverpool kishte fituar 4-0, ngjashëm si në vitin 2014. Ose mbetet lojë e barabartë, ose debakël i Everton.
2. Schalke – Dortmund (e shtunë, ora 3e30)
Derbi regjional në Bundesligë, edhe pse kurrë pothuajse nuk ka qenë i rëndësisë së titullit, gjithnjë ka pasur atë zjarrin shtesë. Nuk mund të përjashtojmë ndonjë përballje të këtyre dyjave që nuk ka prodhuar futboll atraktiv.
Me gjithë barazimin pa gola në ‘Signal Iduna Park’ në vjeshtë, ndeshjet paraprake gjithnjë kanë pasur së paku tre gola në total dhe lojë të parezervuar në të dyja anët. Schalke është pak në krizë, kryesisht për mos-adaptimit të ekipit. Ngjashëm ka ndodhur edhe Dortmundin, veçse nuk është reflektuar aq shumë në rezultate. Një rast i mirë të shohim Donis Avdijajn.
3. Ajax – Feyenoord (e diel, ora 2e30)
Edhe gjashtë javë mbesin pas këtij vikendi deri në fund të këtij kampionati holandez. Derisa Feyenoordi është i sigurt në krye, në kërkim të titullit të parë në këtë milenium; Ajaxi është në pozitë goxha më të tensionuar.
Në njërën anë ndjekin Feyenoordin, me këtë ndeshje ndër trenat e fundit për titull; në njërën anë dëshirojnë ti ikin PSV-së për tu kthyer në Ligën e Kampionëve; e edhe janë me gjasa reale në Europa League.
4. Arsenal – Manchester City (e diel, ora 5)
Mundësitë që Pep Guardiola të fitoj titull qysh në sezoni ne parë në Angli nuk janë të zhdukura. Ndoshta Premier League duket mision i zorshëm, akoma nuk është i pamundur.
Jo pas formës së shkëlqyeshme që kanë gjetur së fundmi ‘citizens’. Një fitore eventuale ndaj Arsenalit do të ishte ndoshta moral shtesë, por këtë Arsenal e ka mposhtur edhe Watfordi. Është koha për ndryshime rrënjësore tek ‘gunners’ përndryshe rënia në një humnerë si Liverpooli do të ishte e paevitueshme.
5. Napoli – Juventus (e diel, ora 15n9)
Vera do të definoj nëse Napoli do të vendos të mbetet në krye të Serie A, apo do të pranoj të zhytet mbrapa ekipeve të kryeqytetit e qytetit të modës.
Por, para se të vijë vera janë dy gjëra që mund të kënaqin për të fundit herë napolitanët – mposhtja e Juventusit dhe titulli eventual në kupë. Edhe kjo e dyta është e lidhur me Juventusin, me të cilët do të përballen edhe të mërkurën. Gjasat për të fituar Napoli nuk janë inekzistente. Por, për të mposhtur Juventusin dy herë brenda javës nevojitet ndihma hyjnore.