ARSIM THAQI
Të mendojmë për 11 ndeshje
30 March, 2017 @14:14
Kryetrajneri i ri i Prishtinës që do të debutojë në xhiron e XXIII të Superligës në ndeshje ndaj Ferizajit, Arsim Thaqi, ka dhënë deklaratën e parë të tij si trajner i Prishtinës për faqen zyrtare të klubit.
Ai ka thënë se ekipi nuk duhet të mendojë vetëm për një ndeshje, atë të radhës, por për 11 ndeshjet tjera të mbetura deri në fund të stinorit.
“Unë tani jam vetëm në një stërvitje dhe krejt çfarë mund të presim është me reagu në motiv futbollistët. Dhe normalisht, sa herë ndërrohen trajnerët lojtarët reflektojnë. Por, sa do të zgjas, kjo për mua është më rëndësi, pra sa do të zgjas dhe jo të fitojmë një ndeshje. Dhe për mua është me rëndësi të zgjas 11 ndeshje dhe jo vetëm një ndeshje. Një ndeshje mund ta fitojnë edhe lojtarët pa trajner. Por, çfarë të bëjmë në ndeshjet tjera. Pra, për mua është më rëndësi të reflektojnë futbollistët në 11 ndeshje. Ne s’kemi çfarë tjetër, t’i motivojmë futbollistët që t’i rikthehen rezultateve pozitive edhe pse realisht nuk kemi aq rezultate negative, përveç që jemi larguar nga vendi i parë. Përveç aspektit taktik dhe përgatitjes psikologjike duhet parë se si do të reagojmë”, ka mbyllur komentin e përgjithshëm para ndeshjes me Ferizajn, kryetrajneri Arsim Thaqi, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës, prishtinafc.com sot.