TE NAPOLI
Kthehet Hysaj
30 March, 2017 @12:55
Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj, duke folur për radion napolitane Kiss-Kiss ka bërë të ditur se lojtari në fjalë pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Juventusit.
Hysaj 23 vjeç pësoi një goditje në ndeshjen e fundit miqësore të Shqipërisë ndaj Bosnje e Hercegovinësa dhe u pa duke çaluar në minutat e fundit.
“Ai kishte një lëndim të lehtë, por mendoj se do të jetë i gatshëm për të shtunën. Jemi optimistë për ndeshje ndaj Juventusit. Serie A mund të na jep krahë për Kupën e Italisë, ku pritet të ecim tutje,” ka thënë Mario Giuffredi, agjent i Hysajt.
Napoli dhe Juventus do të ndeshen 2 herë brenda 3 ditëve. Më 2 prill Napoli pret Juventusin në kuadër të Serie A-së, ndërsa më 5 prill në kuadër të Kupës së Italisë.