PËRFAQËSUESJA A e FEMRAVE
Kosova gati për preliminaret e Botërorit
Intervista: FIFA.com
30 March, 2017 @12:16
Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave, është gati për garat preliminare kualifikuese për Kampionatin Botëror 2019. Kjo do të hap kapitullin e ri në historinë e Kosovës.
Për këtë, faqja zyrtare e FIFAs ka bërë një intervistë të shkurtë me përzgjedhësen e parë të Kosovës, Afërdita Fazlija, që ka treguar historinë e futbollit femror, ndërsa ka folur edhe për ciklin kualifikues.
“Ndeshjet do të jenë shumë të rëndësishme për ekipin tonë,” ka thënë Fazlija, ish-nënkryetare e FFK-së.
“Do të jetë test i madh për nivelin e ligës sonë, pasi që shumica e futbollisteve vinë nga liga jonë. Paraqitja jonë e mirë aty do të rriste interesimin e femrave për këtë sport, prandaj ne do bëjmë më të mirën tonë nga ky rast.”
Kosova do të kërkojë daljen nga Grupi 2 parakualifikues. Rivalë të grupit ka: Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën. Vendi i parë kualifikohet më tutje, ndërsa vendi i dytë varet nga grupet tjera nëse kualifikohet. Ndeshjet do të zhvillohen më 6, 8 dhe 11 prill.