KUPA E KOSOVËS: DRENICA-LLAPI
Finalisti përcaktohet në Podujevë
29 March, 2017 @15:49
Skuadra e Drenicës nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë avantazh në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës.
Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë barazuar pa gola me Llapin sot, 0-0, për tu vendosur gjithçka në Podujevë, sa i përket finalistit të Kupës së Kosovës.
Drenica ka rrezikuar në disa raste me Granit Arifajn sot, por pa konkretizim, derisa Llapi ka qenë më i rrezikshëm në pjesë të parë, kur ka pasur një tentim të Berat Hysenit drejt portës së Burim Sadikut, që është treguar i vëmendshëm.
Raste të mira ka pasur edhe Kreshnik Lushtaku, por gjithçka ndalej nga Ilir Avdyli i Llapit, portier.
E krejt në fund, Kreshnik Uka, ka shpërdoruar një rast të mirë për t’i dhënë fitore Drenicës.
Gjithsesi, Drenica tash në ndeshjen e radhës ka një avantazh të vogël, pasi që me çfarëdolloj barazimi me gola, do të mund të arrijë finalen e Kupës së Kosovës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 19 prill në Podujevë.