IRLANDA 0-1 ISLANDA
Rivali i fundit i Kosovës, prish serinë irlandeze
29 March, 2017 @0:15
Kundërshtari i fundit i Kosovës, Islanda, pas fitores ndaj Kosovës 2-1 në Shkodër, ka mposhtur edhe Irlandën në miqësoren e mbrëmshme me rezultat minimal 1-0 si mysafir.
Me këtë fitore, Islanda ka prishur serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje të Irlandës në Dublin, pas golit të shënuar nga Bjorgvin Magnusson prej gjuajtjes së lirë.
Islanda është e dyta aktualisht në Grupin I kualifikues ku bën pjesë edhe Kosova.
Hordur Bjorvin Magnusson Goal HD - Ireland 0-1… by BundesVideo