SOKOL CIKALLESHI
Cikalleshi: “Humbja ndaj Izraelit na prishi balancin”
28 March, 2017 @21:32
Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka dhënë një deklaratë interesante pas ndeshjes me Bosnjën e Hercegovinën.
Cikalleshi, humbjet e njëpasnjëshme të Shqipërisë i arsyetoi duke thënë se balanci u prish nga humbja e parë ndaj Izraelit, ndërsa pikërisht ndaj Izraelit synohet të kthehet në rezultate pozitive.
“Për këto katër humbje mund të them se e papritur ishte vetëm ajo me Izraelin, që edhe na prishi balancin. Për humbjet kundër Spanjës dhe Italisë besoj se nuk ka nevojë për koment, duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit. Sot ishte miqësore. Edhe pse rezultati është i rëndësishëm, humbja mund të ndodh pasi që ndeshja më shumë shërbeu për t’i provuar lojtarët dhe skemat e ndryshme. Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme ndaj Izraelit do të vijë kthesa,” tha Cikalleshi.