SENAD LULIC
Lulic: “Kam gjetur një Shqipëri ndryshe”
28 March, 2017 @21:06
Njëri prej golashënuesve të Bosnjës e Hercegovinës sonte në ndeshjen kundër Shqipërisë, Senad Lulic, ka dhënë një prononcim pas ndeshjes, ku ka folur edhe për Shqipërinë.
“Në krahasim me ndeshjet e kaluara kundër Shqipërisë, sot kam gjetur një Shqipëri më ndryshe. Sot ka pasur shumë lojtarë të ri, si në anën tonë ashtu edhe te Shqipëria. Kjo ishte ndeshje miqësore dhe shërbeu për t’i parë gjendjen e lojtarëve. E rëndësishme është që fituam.
Dëshira për të fituar sigurisht që ishte nga ana e të dyja skuadrave. Që të dy luajtën për të fituar. Ne ishim pak më të mirë, pasi që fituam,” tha Lulic.