KAMPI RIVAL
Rebelime edhe te Izraeli, 2 futbollistë s’luajnë ndaj Shqipërisë
28 March, 2017 @15:26
Mediat tiranase kanë raportuar sot se edhe te Izraeli së fundi ka pasur rebelime të lojtarëve për mosparaqitje të mjaftueshme ose fare në ndeshje ndaj Spanjës, të cilën ekipi izraelit e humbi 4-1.
Sulmuesi i Brightonit, Tomer Hemed dhe portieri i Hapoel Tel Avivit, Ariel Harush, kanë bojkotuar stërvitjet pas ndeshjes dhe kështu kanë marrë suspendimin nga përzgjedhësi i kombëtares së këtij vendi.
Hemed ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje të zhvilluara përgjatë këtij cikli kualifikues, ndërsa nuk ka luajtur nga fillimi i ndeshjes ndaj Spanjës.
Harush në anën tjetër, me moshën 29 vjeçare, ende nuk ka fituar asnjë minutë në portë.
Kështu, kritikat dhe frustracionet e lojtarëve kanë bërë që përzgjedhësi i Izraelit, Elisha Levy të del në konferencë për shtyp me këto fjalë:
“U kam bërë të qartë të gjithëve se nëse do të ketë sjellje të papërshtatshme, do të mirren vendimet e duhura. Prandaj, unë kam vendosur që të pezulloj Harushin dhe Hemedin nga kombëtarja izraelite për ndeshjen e radhës miqësore ndaj Molldavisë dhe kualifikuese ndaj Shqipërisë,” ka thënë Levy, shkruan Panorama Sport sot.
Izraeli është nikoqir i Shqipërisë më 11 qershor 2017.