TALENTI TURK
Emre Mor kërkohet nga të mëdhenjtë turk
28 March, 2017 @15:17
Mesfushori i ri i Turqisë, që është aktualisht pjesë e Borussia Dormtundit, Emre Mor, është bërë shënjestër e klubeve të mëdha të Stambollit.
Galatasaray, Fenerbahçe dhe Besiktas janë duke kontaktuar me menaxherin e lojtarit si dhe me Dortmundin, për huazimin e tij, pasi që Mor nuk po gjen hapësirë te ekipi i tij aktual, raporton NTV Spor.