SKEMAT E MUNDSHME
Dy variantet e sotme për De Biasin
28 March, 2017 @10:51
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Giovanni De Biasi, pritet të provojë disa skema në ndeshjen miqësore ndaj Bosnjes sonte.
Mirëpo, ajo që pritet dhe që ka përdorur në stërvitjet e fundit me kuqezinjtë janë formacionet e ndërlikuara 4-1-4-1 me mundësi transformimi sipas lojës si dhe 4-4-2 klasike.
Për 4-1-4-1 janë provuar: Etrit Berisha; Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Arlind Ajeti, Naser Aliji; Burim Kukeli; Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Jahmir Hyka; Armando Sadiku (Bekim Balaj);
Kurse, për 4-4-2 janë provuar: Alban Hoxha; Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Arlind Ajeti, Ansi Agolli; Odise Roshi, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Jahmir Hyka; Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi;