DEBUTUESI I MUNDSHËM
Mungesa e Xhakës, De Biasi fton mesfushorin e Atleticos
28 March, 2017 @9:48
Pas largimit të Taulant Xhakës nga kombëtarja shqiptare për shkak të pakënaqësisë me trajnerin Gianni De Biasi, ky i fundit për miqësore ndaj Bosnje e Hercegovinës ka ftuar talentin shqiptar të Atletico Madridit, Keidi Bare.
Bare, mesfushor me tipare ofanzive ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 së fundi dhe ftesa erdhi!
“E kam pritur me padurim këtë ftesë. Më njoftoi trajneri Bushi për ftesën. Kur kam qenë i vogël gjithnjë dëshiroja të bëhesha luftarak si Lala në mesfushë,” ka thënë 19 vjeçari Bare për mediat tiranase pas ftesës nga ekipi senior.
Bare i lindur në Fier është pjesë e rregullt e Atletico Madridit, ku zakonisht ngroh bankën për shkak të moshës që ka. Por, Diego Simeone ia jep rastin sa herë që e sheh të arsyeshme.