SHQIPËRI - BOSNJE
De Biasi: Kush nuk dëshiron të jetë me grupin, le të largohet
27 March, 2017 @18:11
Një ditë para ndeshjes miqësore me Bosnjen, konferencë për shtyp mbajti Gianni De Biasi, kryetrajneri i Shqipërisë. I pranishëm me De Biasin gjatë konferencës ishte edhe mbrojtësi Elseid Hysaj.
“Trajneri është 60 vjeç kurse Xhaka 27 dhe trajneri kujdeset për lojtarët e tij, ndoshta ata jo për veten e tyre. Ka rregulla për të qëndruar në grup, i pari është të respektosh shokët dhe vendimet e trajnerit.
Sa i përket largimit çështjes Taulant Xhaka, De Biasi deklaron që nëse dikush dëshiron të largohet, nuk do ta ndalojë.
“Nëse dikujt i duket vetja më i mirë se të tjerët, duhet ta tregojë në fushë. Unë i kam dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve, por nëse dikush mendon se duhet të luajë gjithmonë, kjo është një çështje tjetër që nuk më takon mua të flas, pasi që është vetëm mendim personal i dikujt. Kombëtarja ka një president dhe një trajner që thërret lojtarët, por jo të 23 mund të luajnë startues dhe unë duhet të kujdesem për të gjithë. Nëse dikush vendos të largohet nga Kombëtarja, atëherë nuk është puna ime. Unë jam mësuar të përballem me vështirësitë. Nëse paraqitesh mirë te skuadra ku luan nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të luash me përfaqësuesen.” - deklaroi italiani.