MIQËSORE
Shqipëria mposht Moldavinë në ndeshjen e dytë
27 March, 2017 @17:46
Me takimin e parë para dy ditëve që u mbyll pa gola, Shqipëria U21 e ka fituar miqësoren e dytë ndaj Moldavisë U21.
Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi shënuan nga një herë për secilën pjesë dhe takimi u mbyll me shifrat 2-0. Goli i parë u shënua nga Kristal Abazaj në pjesën e parë, kurse fitoren e vulosi goli i Bardhec Bytyqit pas një finalizimi shumë të mirë për 2-0.
Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë U21 pas 5 takimeve radhazi pa fitore.