KTHEHET KËTË VIT
Arijan Ademit i zvogëlohet suspendimi për doping
27 March, 2017 @23:09
Gjyqi Arbitrat Sportiv (CAS) ka përgjysmuar suspendimin e mesfushorit të Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi, që ishte dënuar me 4 vjet moslojë për shkak se u testua pozitiv për doping.
Ademi 25 vjeç ishte testuar pozitiv pas fitores së Dinamos ndaj Arsenalit 2-1 në Ligë të Kampionëve në shtator të vitit 2015. Ai është reprezentues i Maqedonisë.
Ndërkaq, tash CAS ka vendosur që Ademi nuk e ka përdorur qëllimshëm dopingun dhe me këtë arsye e ka përgjysmuar suspendimin e tij, në 2 vjet.
Kjo do të thotë, që Ademi mund t’i kthehet futbollit nga tetori i këtij viti.