AZDREN LLULLAKU
Llullaku: Kishim nevojë për rezultat pozitiv
28 March, 2017 @21:25
Sulmuesi që e nisi si titullar sot ndeshjen kundër Bosnjës e Hercegovinës, Azdren Llullaku, pas ndeshjes tha se Shqipëria kishte nevojë për rezultat pozitiv, pas humbjeve të njëpasnjëshme, mirëpo kjo nuk u arrit.
“Kishim nevojë për rezultat pozitiv. Për atmosferë më të mirë. Loja që bëmë sot ishte shumë e mirë. Topin e patëm vetëm ne. Bosnja pati dy raste dhe shënoi. Pra, ky është futbolli. Por ne jemi të kënaur me lojën tonë. Për atë që bëmë në fushë, besoj se duhet të fitonim. Patëm posedimin, por nuk patëm shumë raste. Për këtë duhet të ushtrojmë dhe të përmirësohemi më shumë,” tha Llullaku.
Më tej, ai foli edhe për ndeshjen e kaluar ndaj Italisë.
“Kisha dëshirë të luaja ndaj Italisë. Aty jam rritur. Por kjo ishte zgjedhje e trajnerit dhe duhet ta respektojmë,” përfundoi Llullaku.