ELSEID HYSAJ
Hysaj: “Gabimet tona na penalizuan”
28 March, 2017 @21:45
Futbollisti që e barti shiritin e kapitenit te kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen e sontme ndaj Bosnjës e Hercegovinës, Elseid Hysaj, pas ndeshjes tha se humbja erdhi nga gabimet tona.
“Gabimet tona na penalizuan. Në përgjithësi, kemi bërë ndeshje të mirë. Shpresoj që lojtarët të kthehen në formë duke luajtur më shumë me skuadrat e tyre dhe kjo do të jetë eksperiencë për ne, sidomos duke pasur parasysh mbrojtjen, ku e gjitha është me lojtarë të ri,” tha Hysaj.
Më tej, ai foli edhe për lëndimin e pësuar në fund të ndeshjes dhe për shiritin e kapitenit të cilin ka filluar tashmë ta bartë.
“Kam pak dhimbje. Do të shoh gjendjen pasi të kthehem në skuadër te Napoli. Shpresoj të mos jetë diçka serioze.”
“Ta bartësh shiritin e kapitenit është më shumë përgjegjësi dhe më shumë kënaqësi për mua. Çdo lojtar ka objektivat e veta dhe ky është objektivi im. Shpresoj ta fitoj edhe më shumë besimin e trajnerit dhe të tifozëve,“tha ai.